Çfarë e përcakton diversitetin në mes të të rinjve?

Kryesisht ekzistojnë kategori të ndryshme të rinjsh:

Sipas arsimimit dallojmë:
•        të rinjtë e përfshirë në arsimin e mesëm,
•        të rinjtë në institucionet e arsimit të lartë,
•        të rinjtë në programe rikualifikimi ose kualifikimi shtesë dhe
•        të rinjtë që nuk janë të përfshirë në asnjë proces arsimor.
Të rinjtë të cilët nuk janë të përfshirë në procesin arsimor kryesisht kanë filluar dhe janë të përfshirë në procesin e punësimit.  Prandaj, kategoria tjetër e të rinjve ndahet sipas statusit të punës:
•        të rinj në marrëdhënie të përhershme pune ose
•        të rinj në marrëdhënie jo të përhershme pune (të punësuar me orar të plotë, me gjysmë orari të punës, të rinj në marrëdhënie pune me kontratë, të rinj me kontratë në vepër, të rinj në praktikë).

Nëse të rinjtë nuk janë të përfshirë në arsim apo në marrëdhënie pune, ata shpesh mund të gjenden si vullnetarë në organizata rinore, organizata për të rinjtë ose lloje të tjera të organizatave të shoqërisë civile.

 Vullnetarizmi nënkupton ofrimin vullnetar të shërbimeve personale, njohurive dhe aftësive dhe/ose kryerjen e aktiviteteve të tjera në dobi të personave, autoriteteve, organizatave dhe institucioneve të tjera, pa kompensim. Vullnetarizmi në Maqedoninë e Veriut rregullohet me Ligjin për Vullnetarizëm.