Çfarë do të thotë në të vërtetë “efekti serë”?

Është një fenomen në Tokë në të cilin atmosfera (mbështjellja e gazrave rreth Tokës, të ashtuquajturat gaze serrë) e pengon nxehtësinë që Toka e ka marrë gjatë ditës nga Dielli të kthehet në gjithësi. Ajo nxehtësi mbetet e “bllokuar” rreth Tokës dhe shkakton rritje të temperaturave. Në të njëjtën mënyrë siç një serë i bllokon rrezet e diellit dhe nxehtësinë brenda, kështu që bimët në serë janë të ngrohta si gjatë natës ashtu edhe në dimër.