Burimet e rinovueshme të energjisë (BRE)

Energjia e rinovueshme quhet edhe energji e pastër. Një përkufizim klasik i energjisë së rinovueshme është prodhimi i energjisë nga një burim që rinovohet në mënyrë të pavarur dhe të vazhdueshme, për dallim nga lëndët djegëse fosile dhe bërthamore, të cilat në Tokë janë të disponueshme në sasi të kufizuar. Por, a janë burimet e energjisë që ne tradicionalisht i klasifikojmë si të rinovueshme me të vërtetë të tilla, dhe më e rëndësishmja, sa prej tyre janë të qëndrueshme?

Burimet e energjisë së rinovueshme sipas përkufizimit klasik janë:

•Diellore

•Me erë

•Gjeotermale

•Hidroenergjia

•Energjia e përftuar nga biomasa (mbetjet nga industria e përpunimit të drurit, mbeturinat e kopshteve, mbetjet nga gjelbërimi publik, mbetjet bujqësore pas korrjes, mbetjet organike/të kuzhinës nga amvisëritë, ujërat e zeza nga amvisëritë, etj.)

Sipas Laboratorit Kombëtar të Energjisë së Rinovueshme (National Renewable Energy Laboratory) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për një orë Toka merr më shumë energji diellore sesa që përdorin të gjithë njerëzit në botë për një vit.” Nga statistikat mund të shihet lehtë potenciali i madh i energjisë diellore dhe përgjigja e pyetjes pse ky sektor po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Njerëzimi orientohet drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, duke kërkuar mënyra për të jetuar në mënyrë më të qëndrueshme. Për rrjedhojë, përdorimi i energjisë që ne e quajmë të rinovueshme, e cila nuk është as e rinovueshme dhe as e qëndrueshme, jo vetëm nuk është zgjidhje, por është pjesë e problemit.

I tillë është rasti me gazin. Politikanët shpesh thonë se gazi fosil (të cilin ata e quajnë “natyror”) është një burim energjie “ekologjik” dhe se gazifikimi është ura që na duhet për të kaluar plotësisht në prodhimin e burimeve të rinovueshme. Por, gazi që nxirret nga toka është lëndë djegëse fosile. Duke marrë parasysh detyrimin për dekarbonizim deri në vitin 2050. të Bashkimit Evropian, a mendon se duhet investuar në infrastrukturën e vjetruar dhe të dëmshme?