Aktivizmi kreativ është dinamik në çdo aspekt – Ai e kombinon fuqinë kreative të artit për të na aktivizuar emocionalisht me anë të planifikimit strategjik dhe e përdor aktivizmin për të sjellë ndryshime sociale dhe shoqërore.
Arti dhe aktivizmi bëjnë gjëra të ndryshme në botë. Aktivizmi, siç nënkupton edhe emri, është aktiviteti i sfidimit dhe ndryshimit të marrëdhënieve të fuqisë dhe veprimit në përgjithësi. Ka shumë mënyra për të ndërmarrë veprime aktiviste dhe për t’u bërë aktivist, por elementi i përbashkët është aktiviteti i drejtuar drejt një qëllimi të dukshëm. Gjegjësisht, një ndryshimi të dukshëm. E thënë thjesht, qëllimi i aktivizmit është veprimi për të krijuar një efekt.
Arti, nga ana tjetër, ka prirje që të mos ketë një qëllim aq të qartë. Është e vështirë të thuhet se çfarë është arti; vlera e tij shpesh qëndron në ofrimin e perspektivave dhe mënyrave të reja për të imagjinuar botën tonë. Efekti i artit është shpesh është delikat dhe i vështirë për t’u matur, ndërsa mesazhet konfuze ose kontradiktore mund të hasen gjatë realizimit të shumë aktiviteteve kreative. Arti i mirë gjithmonë përmban një nivel të caktuar të kuptimit: diçka që nuk mund ta përshkruajmë apo interpretojmë plotësisht. Ndonjëherë na lë të vendosim gishtin në ballë. Qëllimi i artit është ta stimulojë një ndjenjë të caktuar, të na aktivizojë emocionalisht ose ta ndryshojmë perceptimin tonë.
https://artisticactivism.org/why-artistic-activism/
http://www.e-flux.com/journal/56/60343/on-art-activism/


Krijimi digjital i Daniella Janevës
Mesazhi: Vepra paraqet se si vetë Toka përpiqet të luftojë kundër asaj që ne, njerëzit, e kemi krijuar. Gjithë ato mbeturina dhe ngrohja globale janë një përbindësh i madh që dëshiron të shkatërrojë Tokën tonë të vetme, prandaj edhe ne duhet ta ndihmojmë atë. Për këtë vepër jam frymëzuar nga animacioni japonez, Sailor Moon.artivizam Vepra tregon se si vetë Toka përpiqet të luftojë kundër asaj që ne njerëzit e kemi krijuar. Gjithë ato mbeturina dhe ngrohja globale janë një përbindësh i madh që dëshiron të shkatërrojë Tokën tonë të vetme, prandaj edhe ne duhet ta ndihmojmë atë. Për këtë vepër jam frymëzuar nga animacioni japonez, Sailor Moon.

Ema KitanovaMesazhi: Kjo fotografi e paraqet gjendjen e keqe të planetit Tokë dhe nevojën për ta shpëtuar atë.