Agjenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm

Koncepti i ekonomisë rrethore është një kontribut kyç për Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm (2030 Agenda for Sustainable Development), qëllimet e tij SDG (Sustainable Development Goals) dhe qëllimet e tjera ndërkombëtare të dakorduara bashkërisht, sipas Marrëveshjes së Parisit dhe konventave të Kombeve të Bashkuara, të lidhura me prioritetet e ndryshimeve klimatike.

Nëse arrihen qëllimet e përcaktuara në strategjitë, marrëveshjet dhe ligjet ndërkombëtare, që nënkupton investime në teknologjitë ekologjike, mbështetje për inovacionet, zhvillimin e formave më të pastra të transportit, dekarbonizimin e sektorit energjetik, zëvendësimin intensiv të fasadave me fasada më efikase energjetike, përjashtimin e produktet shtazore nga menytë – njerëzimi do të hyjë në një epokë të re të ekonomisë moderne, me efikasitet të burimeve dhe konkurruese, me emetime neto-zero të gazrave serrë deri në vitin 2050, me rritje ekonomike të bazuar në një përdorim të theksuar rrethor të burimeve. Sfidat klimatike dhe ekologjike në të gjitha fushat do të kthehen në mundësi, duke mundësuar një tranzicion që është i drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.

Nuk do të jemi në gjendje të arrijmë neutralitetin klimatik nëse i harrojmë më të cenueshmit dhe më të rrezikuarit. Askush nuk duhet të lihet pas. Prandaj, masat që aplikohen duhet të jenë të përshtatshme për kategoritë e veçanta shoqërore. Nëse nuk sigurojmë fonde për të luftuar varfërinë energjetike dhe nëse nuk e zhdukim varfërinë në përgjithësi — kurrë nuk do të jemi në gjendje ta parandalojmë plotësisht humbjen e energjisë, ndotjen e ajrit, ujit, tokës.