Platforma edukative për aktivistët e rinj ekologjikë (edu.bidizelen.org) i përpunon të dhënat personale për qëllime të organizimit të kurseve për të rinjtë në temën e mjedisit jetësor dhe aktivizmit ekologjik. Përpunimi i të dhënave personale kryhet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor “Go Green” Shkup i mbledh të dhënat Tuaja personale përmes faqes së saj të internetit, si i përdor dhe i menaxhon ato. Organizata është e përkushtuar për mbrojtjen dhe respektimin e privatësisë së të dhënave Tuaja personale, për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave personale të të gjithë personave fizikë që e përdorin faqen e internetit.

  1. KONTROLLUESI I TË DHËNAVE PERSONALE

Kontrolluesi i të dhënave personale të përpunuara nëpërmjet Platformës edukative për aktivistët e rinj ekologjikë (edu.bidizelen.org) është Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor “Go Green” Shkup, me seli në rrugën Kukushka 4a, 1000 Shkup.

Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale: Milla Jovanovska, kontakti milajovanovska@bidizelen.org

  • TERMAT (SHPREHJET)

 “Të dhëna personale” është çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose një person fizik që mund të identifikohet (subjekti i të dhënave personale), kurse person fizik që mund të identifikohet është një person, identiteti i të cilit mund të përcaktohet drejtpërdrejt ose tërthorazi, veçanërisht në bazë të një identifikuesi siç është emir dhe mbiemri, numri amë i qytetarit, të dhënat për vendndodhjen, identifikuesi përmes internetit, ose në bazë të një ose më shumë veçorish specifike për identitetin fizik, fiziologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik.

“Subjekti i të dhënave personale” çdo person fizik që i ndan të dhënat e tij personale përmes kësaj faqeje interneti.

 “Përpunimi i të dhënave personale” është çdo operacion ose grup operacionesh të kryera mbi të dhënat personale, ose një grup të dhënash personale, automatikisht ose në ndonjë mënyrë tjetër, si p.sh. grumbullimi, evidentimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, tërheqja, konsultimi, inspektimi, përdorimi, zbulimi përmes transmetimit, publikimi ose në ndonjë mënyrë tjetër vënia në dispozicion, harmonizimi ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose shkatërrimi.

“Kufizimi i përpunimit të të dhënave personale” është shënimi i të dhënave personale që ruhen, me qëllim të kufizimit të përpunimit të tyre në të ardhmen.

 “Kontrolluesi” është personi fizik ose juridik, organi i autoritetit shtetëror, organi shtetëror ose personi juridik i themeluar nga shteti për të ushtruar autorizime publike, agjencia ose organi tjetër, i cili në mënyrë të pavarur ose së bashku me të tjerët i përcakton qëllimet dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave personale, dhe kur qëllimet dhe mënyra e përpunimit të të dhënave personale janë përcaktuar me ligj, i njëjti ligj e përcakton kontrolluesin ose kriteret e veçanta për përcaktimin e tij.

“Përpunuesi i grupit të të dhënave personale” është personi fizik ose juridik, organi i autoritet shtetëror, organi shtetëror ose personi juridik i themeluar nga shteti për të ushtruar autorizime publike, agjenci ose organ tjetër që i përpunon të dhënat personale në emër të kontrolluesit.

 “Përdorues” është personi fizik ose juridik, organi i autoritet shtetëror, organi shtetëror ose personi juridik i themeluar nga shteti për të ushtruar autorizime publike, agjenci ose organ tjetër që i përpunon të dhënat personale, pavarësisht nëse është palë e tretë apo jo. Megjithatë, organet e e autoritetit shtetëror dhe organet shtetërore të cilave u zbulohen të dhënat personale në kuadër të një hetimi të posaçëm në përputhje me ligjin, nuk konsiderohen përdorues dhe përpunimi i këtyre të dhënave nga këto organe duhet të jetë në përputhje me rregullat në fuqi për mbrojtjen e të dhënat personale sipas qëllimeve të atij përpunimi.

 “Pala e tretë” është çdo është person fizik ose juridik, organi i autoritet shtetëror, organi shtetëror ose personi juridik i themeluar nga shteti për të ushtruar autorizime publike, agjenci ose organ tjetër që i përpunon të dhënat personale, kontrollues, përpunues ose person, i cili në bazë të autorizimit të drejtpërdrejtë të kontrolluesit ose përpunuesit është i autorizuar t’i përpunojë të dhënat.

 “Pëlqimi” i subjektit të të dhënave personale është çdo vullnet i shprehur lirshëm, në mënyrë konkrete, i informuar dhe i padyshimtë  i subjektit të të dhënave personale, nëpërmjet një deklarate ose një veprimi të konfirmuar qartësisht, me të cilat shpreh pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tij personale.

 “Marketing i drejtpërdrejtë” është çdo lloj komunikimi i kryer në çfarëdo mënyre sipas arritjeve më të fundit teknologjike, me qëllim të dërgimit të përmbajtjeve reklamuese, për marketing ose propagandim, që i drejtohen drejtpërdrejt një subjekti të caktuar të të dhënave personale, si dhe përpunimi i të dhënave personale që përfshin edhe profilizimin në masën në të cilën ai lidhet me këtë lloj komunikimi.

  • BAZA, QËLLIMET E PËRPUNIMIT DHE KATEGORITË E TË DHËNAVE PERSONALE QË I PËRPUNOJMË 

Platforma edukative për aktivistët e rinj ekologjikë (edu.bidizelen.org) është një faqe interneti që shërben për regjistrimin e të rinjve, të cilët mund të ndjekin më tej kurset e vendosura në faqen e internetit.  

Duke regjistruar një profil në faqen tonë të internetit, do të keni mundësinë të ndiqni kurset e postuara në këtë faqe të internetit.

Pëlqimi Juaj është baza për përpunimin e të dhënave Tuaja personale të cilat i ndani me Platformën edukative për aktivistët e rinj ekologjikë (edu.bidizelen.org), gjegjësisht, Ju na jepni pëlqimin Tuaj për t’i përpunuar të dhënat tuaja personale që i futni gjatë procedurës së regjistrimit. 

  • Për qëllimet e regjistrimit në platformë, gjegjësisht për krijimin e emrit të përdoruesit, përpunohen të dhënat personale, të cilat Ju duhet t’i futni vetë, edhe atë kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale: emrin dhe mbiemrin, adresën e e-mail-it, komunën, dhe më pas krijohet emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi. Gjatë regjistrimit mblidhen edhe adresat e IP, si dhe të dhënat teknike gjatë çdo vizite, si sistemi operativ, shfletuesi, vendndodhja sipas ofruesit të internetit, pajisja. 

4. SI DHE KUR I MBLIDHIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

Ne i mbledhim të dhënat Tuaja personale kur krijojmë një profil të përdoruesit në faqen e internetit Platforma edukative për aktivistët e rinj ekologjikë (edu.bidizelen.org), me ç’rast Ju vetë i futni të dhënat Tuaja personale, vullnetarisht me pëlqimin Tuaj.

5. KU, SI DHE SA GJATË RUHEN TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

Ne i ruajmë të dhënat Tuaja personale për sa kohë që Ju keni një profil aktiv. Ju mund ta çaktivizoni profilin Tuaj në çdo kohë, dhe më pas të dhënat Tuaja do të fshihen nga faqja e internetit.

Të dhënat personale që përpunohen ekskluzivisht në bazë të pëlqimit të subjektit të cilit i referohen, përpunohen në përputhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur, gjegjësisht deri në tërheqjen e pëlqimit nga subjekti të cilit i referohen të dhënat.

Nëse niset procedurë gjyqësore, administrative ose jashtëgjyqësore, të dhënat personale ruhen deri në përfundimin e procedurës.

6. A I NDAN Platforma edukative për aktivistët e rinj ekologjikë (edu.bidizelen.org) TË DHËNAT TUAJA ME PALËT E TRETA

Përpunimi i të dhënave personale të futura në faqen e internetit kryhet nga personat që janë të autorizuar për të përpunuar të dhënat personale dhe ne nuk ua ofrojmë të dhënat Tuaja personale për përdorim palëve të treta, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj.

7. TË DREJTAT TUAJA

Në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Ju si subjekt i mbrojtjes së të dhënave personale keni të drejtë:

– të informoheni për përpunimin e të dhënave Tuaja personale,

– të drejtën e qasjes në të dhënat Tuaja personale,

– të drejtën për t’i korrigjuar të dhënat Tuaja personale,

– të drejtë e fshirjes së të dhënave Tuaja personale, 

– të drejtën për kufizim të përpunimit të të dhënave Tuaja personale,

– të drejtën për transferim të të dhënave Tuaja, si dhe

të drejtën për kundërshtim.

Për t’i ushtruar të drejtat Tuaja, mund të na kontaktoni përmes Zyrtarit tonë për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe përmes adresës së e-mail-it milajovanovska@bidizelen.org  

Në lidhje me kërkesën e subjektit të të dhënave personale, kontrolluesi është i detyruar t’i dërgojë subjektit të të dhënave personale informacion për aktivitetet e ndërmarra brenda një muaji nga dita e marrjes së kërkesës. Nëse është e nevojshme, ky afat mund të zgjatet edhe për dy muaj, duke marrë parasysh kompleksitetin dhe numrin e kërkesave. Kontrolluesi e informon subjektin e të dhënave personale për çdo zgjatje brenda një muaji nga dita e marrjes së kërkesës, së bashku me arsyen e zgjatjes. Kur subjekti i të dhënave personale parashtron kërkesë në formë elektronike, informacioni jepet duke përdorur mjete elektronike aty ku është e mundur, përveç nëse subjekti i të dhënave personale kërkon ndryshe. Kontrolluesi mund të ndërmarrë veprime në lidhje me identifikimin e subjektit të të dhënave personale, nëse është e nevojshme dhe/ose nëse dyshon në identitetin e parashtruesit të kërkesës, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Nëse kontrolluesi nuk ndërmerr veprime në lidhje me kërkesën e subjektit të të dhënave personale, kontrolluesi e informon subjektin e të dhënave personale pa vonesë dhe jo më vonë se një muaj nga dita e marrjes së kërkesës, për arsyet e mos ndërmarrjes së veprimeve për mundësinë e parashtrimit të kërkesës deri te Agjencia, si dhe për mundësinë e përdorimit të mbrojtjes gjyqësore në përputhje me ligjin.

8. RESPEKTIMI I LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE 

Nëse konsideroni se Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor “Go Green” Shkup në çfarëdo mënyre nuk i përpunon të dhënat tuaja personale në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, keni të drejtë t’i drejtoheni: 

Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Bul. “Goce Dellçev” nr. 18 Shkup
www.dzlp.mk
info@privacy.mk

9. NDRYSHIMI I POLITIKËS SË PRIVATËSISË

Politika e privatësisë për këtë faqe të internetit mund të ndryshohet dhe plotësohet sipas nevojave që do të lindin nga aktivitetet dhe shërbimet e ofruara.